Takimi Rama-Zaev-Vuçiç/ Reagon Basha: Nuk prodhojnë asgjë përveç fotografive, të bëhet urgjentisht njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi

29/07/2021 16:45

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar takimin e tre liderëve të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë në Forumin Ekonomik të Bashkëpunimit Rajonal të mbajtur në Shkup.

Në deklaratën e tij për media, tha se takimet e tyre të shpejta nuk prodhojnë asgjë të re përveç fotografive. Basha tha se hapi i parë që duhet të bëhet është njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe Serbisë dhe më pas të vijohet me lëvizjen e lirë në rajon. Kujtojmë se “Minishengeni”ka marrë emrin e ri “Open Balkan”.

 “Mendoj që takimet po bëhen kaq shpesh, nuk e di se çfarë po prodhojnë, përveç fotove. Që lëvizja e lirë në rajon të funksionojë duhet urgjentisht të punohet për eliminimin e kërcënimit të fundit për paqen e stabilitetin në rajon, që është njohja e ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë. Lëvizja e lirë është një synim dhe kërkesë e të gjitha proceseve ku janë të përfshira vendet e Ballkanit Perëndimor që nga procesi i integrimit evropian dhe procesi i Berlinit. Kështu që, që kanë dëshirë për të dalë në këto ditë të nxehta për të bërë fotografi nuk është një çudi e madhe për mua por të na kusejnë një film të stërparë që po kthehet në një alibi për ngecjen në vend.

Partia Demokratike e mbështet dialogun por nuk kemi lënë asnjë dilemë për përfundimin e këtij dialogu. Ne jemi të lumtur që SHBA dhe BE janë të qartë sa i përket këtij objektivi” – u shpreh Basha.

Top Channel