Sportistja e re vdes pas goditjes nga çekiçi në kokë, gjatë stërvitjes

29/07/2021 21:49

Aspirantja olimpike e hedhjes së çekicit, Alegna Osorio ka vdekur sot prej plagëve të marra gjatë një aksidenti në stërvitje, njoftonte instituti kombëtar i sporteve të Kubës.

19-vjeçarja Osorio ishte goditur tragjikisht nga një cekiç i lëshuar prej kolegeve të saj në një fushë sportive në Kubë, në muajin prill.

“Ne ndajmë këtë dhimbje të rëndë me familjen e saj,” tha Osvaldo Vento, president i Institutit Kombëtar të Sporteve të Kubës.

Osorio ishte renditur e katërta në olimpiadën e të rinjve në Buenos Aires në 2018 dhe kishte fituar një medaje bronzi në kampionatin Pan-Amerikan për nën-20-vjeçarë dy vjet më parë.

Vdekja tragjike e adoleshentes u shenua sot dhe në Olimpiadën Tokyo 2020, dhe hedhës të çekicit, me homazhe në rrjetet sociale.

“I dërgoj dashuri familjes së saj në këtë kohë të vështirë. Kjo është diçka shumë e trishtë,” shkruante hedhësja amerikane e çekiçit Gwen Berry.

FOTO GALERI
2/3
Ajo ra ne gjendje kome dhe tragjikisht u nda sot nga jeta

Top Channel