Shkodër/ Gjobiten me 10 mijë lekë 7 persona në liqenin e Komanit, ushtronin aktivitet tregtar pa licencë

29/07/2021 16:13

Shkodër – Shtatë persona janë ndëshkuar me masë administrative pasi ushtronin aktivitet tregtar pa licencë në liqenin e Komanit.

4 prej tyre janë proceduar penalisht, ndërsa iu janë bllokuar edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim.  Ata janë identifikuar me inicialet: M. K., 29 vjeç banues në Vau i Dejës, N. M., 22 vjeç banues në Vau i Dejës, A. M., 27 vjeç, banues në Durrës dhe E. Q. 46 vjeç banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprat penale ”Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave“ dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm“.

“Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, në zbatim të planit të masave “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike dhe të argëtimit” janë ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në digën e liqenit të Komanit janë evidentuar 7 shtetas që ushtronin aktivitetin me mjete lundruese, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit. Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur masa administrative 10.000 lekë”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel