Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës Maturantët nisën aplikimin online për universitet.
Për gjashtë ditë, nga data 29 korrik deri në 3 gusht gjimnazistët që duan të ndjekin studimet në arsimin e lartë ju jepet mundësia e përzgjedhjes së 10 degëve në portalin u-albania, nga 560 programe studimi që ofrojnë 39 universitete publike dhe private në të gjithë Shqipërinë.
Disa maturantë kanë zgjedhur të kryejnë aplikimin në shtëpi, e të tjerë kanë ndjerë të nevojshme në këtë proces ndihmën e mësuesve në gjimnaze, të cilat do të qëndrojnë hapur deri në mbyllje të raundit të parë të aplikimeve.
Arsimtarët veç qetësisë që u japin nxënësve në këtë moment vendimtar për të ardhmen e tyre, i orientojnë se në cilat degë duhet të tregojnë kujdes në bazë të mesatares që kanë dhe kuotat e universitetit.
Maturantët që nuk janë të bindur e të kënaqur për degët që kanë fituar, do u jepen edhe dy mundësi të tjera aplikimi në shtator dhe tetor.
Top Channel