Në fshatrat pa rrugë/ Gjirokastër, 20 kilometrat e shkatërruara detyruan banorët të largohen

29/07/2021 15:40

Jorgo Kuro drejton prej dy dekadash një autobus të vogël pasagjerësh që lidh zonën e thellë të Zagorisë dhe Pogonit me qytetin e Gjirokastrës.

 

Por ai e shpenzon shumicën e kohës duke rregulluar mjetin që shpesh e le në rrugë. Defektet lidhen me cilësinë e rrugës ndërsa me ardhjen e vjeshtës ajo bëhet shpesh e pakalueshme.

Nga mbi 4000 banorë që e popullonin këtë zonë 20 vite më parë tani nuk ka ngelur as 1/10.

Aksi i amortizuar me gjatësi rreth 20 km çon drejt njërës prej zonave me potencial të lartë turistik e shpallur në 2018 park kombëtar. Aktorët e turizmit janë duke lobuar për ruajtjen e rrugëve të bardha por paralelisht nevojave të turizmit të aventurës aksi kërkon mirëmbajtje dhe sistemim të kanalizimeve për të lehtësuar jetën e banorëve të rreth 20 fshatrave në lartësitë e Zagorisë dhe Pogonit.

Top Channel