Ndeshja me Partizanin/ Tifozët e Bazelit sherr me policinë, pamjet kur shoqërohen jashtë stadiumit “Elbasan Arena”

29/07/2021 20:35

Sot në orën 20:00, Partizani ka pritur në “Elbasan Arena” rivalët e Bazelit, për sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Disa minuta pasi filloi ndeshja, policia ka shoqëruar jashtë stadiumit tifozët e Basel. Në pamje duket se ka pasur edhe përplasje mes tifozëve dhe policëve. Në ndeshjen e parë, skuadra e Ilir Dajës pësoi disfatë pasi zviceranët fituan me rezultatin e pastër 3-0.

Daja ka zgjedhur të njëjtin formacion si në sfidën e kaluar, me të vetmin ndryshim në mesfushë ku në vend të Herald Markut të dëmtuar do e zërë mesfushori tjetër Arinaldo Rrapaj.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI- Hoxha, Gligorov, Damçevski, Belica, Shehi, Bardhi, Murataj, Rrapaj, Lukas Kardozo, Tedi Cara, Senio Zhunior, Trajner: I.Daja.

BAZELI- Lidner, Pelmard, Frei, Djiga, Lang, Xhaka, Kuintila, Stoker, Palasios, Zhegrova, Kabral, Trajner: P.Rahmen.

FOTO GALERI
1/72

Top Channel