Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, qitësja shqiptare grumbullon 280 pikë

29/07/2021 15:51

Sot në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” sportistët shqiptarë kanë konkurruar në sportin e qitjes. Manuela Delilaj ka zhvilluar pjesën e parë të garës 25 metra pistoletë me precision, duke grumbulluar 280 pikë.

Në tri seritë e garës së sotme, qitësja kuqezi ka mundur të grumbullojë respektivisht nga 92, 95 dhe 93 pikë, një rezultat jo i kënaqshëm dhe larg mundësive të saj. Kjo, pasi Manuela Delilaj, sipas KOKSH-it, ka pësuar një dëmtim në parakrahun e djathtë.

Nesër do të zhvillohet pjesa e dytë e garës, ajo që quhet “rapid”, ku qitësja Delilaj do të përpiqet të përmirësojë pozicionin e saj, e cila me këtë rezultat pozicionohet në vendin e 43-të dhe të parafundit në renditjen provizore të kësaj gare.

Top Channel