Laçi e vetmja e kualifikuar, mbyll aventurën europiane Vllaznia dhe Partizani

29/07/2021 23:03

Lasci nuk ndalet dhe nuk zhgënjen me pritshmëritë që ishin pas fitores 1-0 ndaj skuadrës rumune në “Elbasan Arena”.

Një javë më pas kurbinasit e drejtuar nag Shpëtim Duro ja dalin mbanë të rezistojnë në transfertë ndaj Universitare Craiovës 0-0 pavarësisht se gjyqtari e mbylli takimin në minutën e 100.

Në raundin e tretë eliminator Lacin e pret një skuadër e madhe europiane si Andwlehti i Belgjikës.

Takimin e parë ata do ta luajnë më 5 gusht në “Elbasan Arena”,. ndërsa ndeshjen e kthimit më 12 gusht në Belgjikë.

Laci është skuadra e vetme në këtë mbrëmje europiane të kupave të Europës që kualifikohet për më tej, ndërkohë që Vllaznia e pati të pamundur të përmbys humbjen 1-0 në Qipro të një jave më parë.

Pavarësisht mbështetjes së tifozëve të shumtë në Loro Borici, skuadra e Bërdaric u mund 0-1 nga AEL Limasol duke mbyllur këtu aventurën europiane e cila e konvertuar në përfitime financiare mund të konsiderohet një ecuri pasi ata ashtu si edhe Partizani, që gjithashtu u eliminua, duhet t’i gëzohen 550 mijë eurove të marra nga COonference League në këtë edicion të kupave të Europes.

Top Channel