Krijohet ‘Ballkani i Hapur’/ Rama-Zaev-Vuçiç: Të lëmë të kaluarën të shikojmë përpara

29/07/2021 15:07

Open Balkan, Ballkan i Hapur. Kështu do të quhet në vazhdim inciativa e shengenit Ballkanik. Ky ndryshim emri për t’i dhënë mundësi Kosovës, Malit të zi dhe Bosnje Hercegovinës për t’ju bashkuar kësaj iniciative të cilën kryeministri Edi Rama e quajti si një projektim drejt të ardhmes.

Pa ia përmendur emrin Albin Kurtit nga Shkupi kryeministri ishte i ashpër jo vetëm me shefin e qeverisë së Kosovës por edhe me ata që thonë se nga kjo iniciativë përfituesi më i madh është Serbia.

Zoran Zaev kryeministër i Maqedonisë së Veriut pjesëmarrjen e më shumë se 300 bizneseve nga rajoni në këtë forum e quajti si një kapitull të ri të rrugëtimit të kësaj iniciative.

Ndërsa presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiç foli me terma konkret se kur këto marrëveshje të arritura deri më tani do të jenë të zbatueshme.

“Ne do të japim maksimumin, të ndërtojmë besimin e ndërsjellë, që të sjellim rezultate dhe po i bëmë këto më 1 janar 2023 s’do kemi kufij do niseni nga Beogradi në Tiranë dhe s’do keni ndalesë. Kur të futemi në një sistem të vetëm do kemi skedën e krimit cilët janë ata që janë të rrezikshëm”, tha Vuçiç.

Takimi i radhës i Lidervë të Ballkanit të Hapur do të jetë në Beograd në tetor por sfida më e madhe e kësaj iniciative është gjithë përfshirja e vendeve të tjera të rajonit.

Top Channel