‘Open Balkan – Ballkan i Hapur’. Kështu do të quhet në vazhdim iniciativa e Shengenit Ballkanik.

Ky ndryshim emri për ti dhënë mundësi Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës për t’ju bashkuar kësaj iniciative të cilën kryeministri Edi Rama e quajti si një projektim drejt të ardhmes.

Pa ia përmendur emrin Albin Kurtit nga Shkupi kryeministri ishte i ashpër jo vetëm me shefin e qeverisë së Kosovës por edhe me ata që thonë se nga kjo iniciativë përfituesi më i madh është Serbia.

Ndërsa presidenti Serbisë, Aleksander Vuçiç foli me terma konkret se kur këto marrëveshje të arritura deri më tani donte jenë të zbatueshme.

“Ne do të japim maksimumin, të ndërtojmë besimin e ndërsjellë, që të sjellim rezultate dhe po i bëmë këto më 1 janar 2023 s’do kemi kufij do niseni nga Beogradi në Tiranë dhe s’do keni ndalesë”.

Edhe presidenti Vuçiç e bëri një koment për ata që nuk u ulën këtë tryezë.

“Jemi të hapur për gjithçka. Por personalisht, nuk e kuptoj, pse duhet ti themi dikujt ha? Kur të dojë të vijë të hajë. Nuk i them, sheqeri është i mirë për trurin. S’do të hash, mos hajde. Bëjnë fushatë, jo kundër meje se jam mësuar si në Prishtinë, kjo fushatë kundër Ramës është për vendet tona. E di që nuk e ndihmova me këtë që thashë por ai po bën më të mirën për qeveritë tona”.

Zoran Zaev kryeministër i Maqedonisë së Veriut pjesëmarrjen e më shumë se 300 bizneseve nga rajoni në këtë forum e quajti si një kapitull të ri të rrugëtimit të kësaj iniciative.

Takimi i radhës i liderëve të Ballkanit të hapur do të jetë në Beograd në tetor por sfida më e madhe e kësaj iniciative është gjithë përfshirja e vendeve të tjera të rajonit.

Top Channel