Dita e sotme, 29 korriku rezulton dita më e nxehtë e gjithë vitit 2021, me zhivën e termometrit që ka shkuar deri në 43 gradë. Celcius. Origjinën kjo valë nxehtësie e ka nga zemra e Afrikës.
Adiola Bani, Meteoalb: Qytetet më të nxehta janë Elbasani dhe Berati me vlera deri në 43 gradë celcius. 42 në Gjirokastër. Gjithashtu Shkodra, Lezha dhe Tirana pritet të kenë temperatura 40 gradë celcius.
Fillimin e javës që vjen kemi një freskim të përkohshëm nëse mund ta quajmë këtu me 3 gradë më pak, por sërish mesi i javës së parë të muajit gusht, na rikthen temperaturat e larta në të gjithë vendin.
Këto vlera termike të larta mbeten të paktën deri në 10 ditëshin e parë të gushtit. Qytete të freskëta nuk mund të themi se ka, por disi më ndryshe paraqitet situate në zonën juglindore, për Korçën dhe Pogradecin ku termometri ngjitet 36-37 gradë celcius, edhe ato klimatikisht janë shumë më të nxehta, me temperatura 8 apo 9 gradë më të larta sesa vlerat klimatike të muajit korrik.
“Jam nga Kosova. Në fakt jetojmë në vend skandinav. Edhe në Kosovë shumë nxehtë po bën. Do shkojmë në hotel tani dhe pasdite po dalim nëpër Tiranë, se nuk përballohet.
Unë jam 7 vjeç, kam ardhur me gjyshërit. Jam nga Ndroqi dhe po kënaqem shumë në shatërvan, u freskova”.
Juli Ristani
Top Channel