“Forumi Ekonomik”, Rama: Kush thotë se nisma është krijuar në bodrumet e ish Jugosllavisë, atëherë BE është Jugosllavia e Madhe

29/07/2021 11:48

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal që po zhvillohet ditën e sotme në Shkup nuk la pa përmendur disa prej zërave që krijojnë aludimet se nisma mes tre shteteve është vijim i ideve të ish- Jugosllavisë, duke theksuar se vetë BE është e përbërë nga shtete e Jugosllavisë.

Sipas tij, nëse do të ishte ashtu, BE do të ishte Jugosllavia e Madhe e Ballkani Perëndimor Jugosllavia e Vogël.

“Kush thotë që kjo është një nismë e krijuar në bodrumet e ish Jugosllavisë, e para jeton në një botë paralele, e dyta jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve dhe e treta harron që po të jetë ashtu, BE është një Jugosllavi e Madhe e ne një Jugosllavi e Vogël. Krijimi i një hapësire që jeton me parime, vlera e mekanizmat e BE-së, secili nga vendet bën përpjekjet për t’u integruar. Pse të gjithë kamionët e mallrave duhet të harxhojnë më shumë kohë në kufi se sa në udhëtim. E gjithë shoqëria të gjitha kalojnë në një nivel tjetër  të kuptimit të vetes e të ardhmes. Për ne për Shqipërinë është strategjike, ne do të vijojmë me këmbëngulje përpara objektivi brenda vitit të ardhëm i gjithë sistemi i qarkullimit jo vetëm njerëzve por edhe mallrave të jetë 100% i njehsuar me BE-në. Kemi rënë dakord që do të fusim edhe sistemin e integruar edhe sistemin e tvsh mes vendeve”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA