Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 47 raste të reja nga 3025 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit

29/07/2021 17:43

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë shënuar 47 raste të reja nga 3025 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit ndërsa nuk ka pasur asnjë rast vdekjeje.

47 qytetarë që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, janë në këto bashki: 19 raste në Tiranë, 6 në Elbasan, 5 në Kuçovë, 4 në Pogradec, 3 në Lezhë, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Kukës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Delvinë, Poliçan.

Aktualisht janë 355 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,187 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (29 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 47

Të shëruar në 24 orë 13

Të shtruar në spitale 18

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3025

Testime totale 892,069

Raste pozitive  132,999

Raste të shëruara 130,187

Raste Aktive 355

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  131

Elbasan  51

Kukës  33

Lezhë  33

Vlorë 29

Fier  17

Korçë 16

Durrës  15

Shkodër 12

Berat 14

Gjirokastër  4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA