Vlorë/ Jo vetëm në det, qytetarët rendin pas çezmave në rrugë për t’i shpëtuar vapës

28/07/2021 11:46

Freskia e ujit të detit mesa duket nuk i freskon mjaftueshëm njerëzit në këto ditë me temperatura të larta në qytetin e Vlorës.

Shumë njerëz dhe pse kanë detin pranë u drejtohen çesmave publike me ujë të rrjedhshëm për tu freskuar në këto ditë të nxehta të fund Korrikut.

Jo vetëm mbushin ujë por freskohen e ka dhe nga ata që sado pak lexojnë gazetat nën freskinë e ujit të ftohtë dhe hijes së pemës.

Top Channel