Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci pritet të arrijnë ditën e sotme në Kosovë.
Dhjetë veta me prejardhje nga Kosova humbën jetën, kur autobusi me të cilin udhëtonin nga Frankfurti për në Prishtinë doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod.
Autobusi me targa të Kosovës po transportonte 67 pasagjerë.
Shoferi u ndalua nga autoritetet kroate në vendin e ngjarjes, ndërsa të martën atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Mbrëmjen e djeshme në Kosovë arritën 21 të mbijetuar të aksidentit.
Ata u pritën në aeroportin në Prishtinë nga udhëheqësit e shtetit të Kosovës, ndërsa më pas u shoqëruan nga familjarët e tyre.
Në spitalin e Sllavonski Brodit vazhdojnë trajtimin edhe 15 pasagjerë të lënduar , njëri prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa një pasagjere po trajtohet në spitalin e Zagrebit.
Vitia tha se nga pasagjerët e liruar nga spitali, katër prej tyre kanë zgjedhur të shkojnë në Gjermani.
Radio Evropa e Lirë mori vesh se transporti i viktimave të aksidentit po bëhet përmes Malit të Zi dhe jo Serbisë, pasi kjo e fundit nuk e njeh dokumentacionin për këtë rast.
Një kompani private është duke bërë transportimin e dhjetë viktimave nga Kroacia në Kosovë.
Top Channel