Kthehen 27 të mbijetuarit e aksidentit/ Mbërritën nga Kroacia në mbrëmje në aeroportin e Prishtinës

28/07/2021 11:56

Ishin këto fjalët e vetme që Lindita Zeka nga Gjakova i mori nga vajza e saj, Ilda, mëngjesin e kobshëm të së dielës.

Tri ditë pas, ajo po pret me padurim pranë aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për ta takuar vajzën, që ishte martuar në Gjermani para katër muajsh.

Përveç Ildës nga Kroacia arritën edhe 20 qytetarë të tjerë, ndërsa katër u kthyen në Gjermani, për vazhdim të trajtimit.

Për ta ruajtur identitetin e tyre, autoritetet futën makinat e familjarëve në një pjesë ku mediat e kishin të ndaluar qasjen.

Ndërsa trupat e pajetë do arrijnë në Kosovë të mërkurën.

Ai njoftoi poashtu se po shqyrtojnë mundësitë që edhe shoferi që po mbahet në paraburgim të sillet në Kosovë për gjykim.

Top Channel