Humbi medaljen e bronztë për 1 kg, kërkesa e Briken Caljas: Më gjeni doktor se vdiqa!

28/07/2021 18:51

Briken Calja e humbi për vetëm një kg medaljen e bronztë në “Tokio 2020”.

Peshëngritësi nga Shtërmeni iu afrua ëndrrës për t’i dhuruar një medalje olimpike Shqipërisë në këtë olimpiadë, por në fund u rendit në vendin e katërt. Pa rivalë kinezi Shi Zhiyong, që theu rekordin olimpik dhe atë botëror duke ngritur në total 364 kg.

Pas paraqitjes së suksesshme dhe vendit të katërt në “Tokyo 2020”, gjatë garës u kuptua edhe dhimbja fizike e Briken Caljas. Ai ngriti me sukses 190kg, por pësoi lëndime në shpatulla dhe kërkoi menjëherë ndihmën e mjekëve.

 “Më gjeni doktor se vdiqa, më iku shpatulla”, tha Calja.

 

Top Channel