Estetistja rrihet barbarisht, humbet fëmijën pas pengmarrjes nga burri xheloz (fotot)

28/07/2021 16:56

Një konsulente bukurie është marrë peng dhe rrahur barbarisht nga bashkëshorti i saj metal-punues pasi i kishte kërkuar divorcin, dhe gjithashtu duke humbur beben e saj tetë javëshe në bark, njoftoi policia ruse.

Komentuesja ruse, gjithashtu konsulente bukurie Alexandra Polynova, 39 vjeçe, tregonte së fundmi në rrjet plagët që kishte pësuar dhe sesi humbi fëmijën e saj në sulmin brutal.

Bashkëshorti i saj i fiksuar Dmitry Trapeznikov, gjithashtu 39 vjeç, u arrestua për pengmarrjen dhe sulmin brutal në një zonë të largët të Rusisë qendrore.

Alexandra ishte larguar prej të shoqit prej dhunës së ashpër shtëpiake që ushtronte, dhe kishte nisur dokumentet e divorcit.

Policia e Ekaterinburg tha se Dmitry kishte ndjekur atë kur kishte lënë punën dhe e kishte marrë me forcë në makinën e tij Toyota Camry, ndersa e kishte cuar në një shtëpi të braktisur në një vendndodhje të panjohur.

Oficerët thanë se e kishin gjetur gruan me plagë të rënda, të rrahur me një shufër të hekurt.

Alexandra u shpëtua vetëm kur nëna e saj e shqetësuar e kishte shpallur të humbur.

Nëna e një fëmije kishte pësuar lëndime në kokë dhe humbje gjaku, si dhe kishte humbur beben tetë javëshe që kishte në bark.

Alexandra tha: “Burri zbuloi që kisha nisur procedurat e divorcit. Ishte tërbuar dhe kërkonte që të kthehesha te ai. Prandaj më mori peng, më rrahu me grushte e më torturoi me një hekur. A kishte një armë dhe kërcënoi se do të më vriste nëse largohesha. Isha tetë javë shtatzënë. Beben e humba, ai vrau fëmijën e tij.”

Kur policia kishte arritur në vendngjarje, Dmitry përpiqej të detyronte Alexandra të hiqej sikur nuk kishte ndodhur gjë, por ajo arriti te kërkojë ndihmë.

Në atë pikë burri xheloz u arrestua.

Alexandra u dërgua në spital, ku nisi trajtimin për plagët e rënda.

Tmerri i saj mori vëmendje publike në Rusi vetëm pas publikimit të historisë nga influencuesja e njohur në rrjet si Olga Chocolate, e cila është kliente e Alexandras dhe ka rreth 1m ndjekës në rrjetin Instagram.

Olga tha: “Duhet të luftojmë për një ligj të ri kundër dhunës shtëpiake”, ndërsa shtonte se shpresonte për një dënim të gjatë për Dmitry.

Ky i fundit nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat pritet të dënohet deri me 12 vjet burg, sipas mediave ruse.

FOTO GALERI
1/8
Alexandra publikonte pamjet elendimeve nga bashkeshorti

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA