Një britanike transseksuale kritikonte së fundmi aplikacionin e taksive Uber pasi refuzonte të pranonte ndryshimin e emrit në llogarinë e saj.
33 vjeçari Charlie Hadley, donte të ndryshonte emrin në aplikacion që të mos kuptohej se ishte një “trans” grua me emër burri, sa herë hipte në taksi.
Emrin mashkullor të lindjes ajo nuk e përdor më por shoferët e taksive vazhdojnë ta quajnë ‘zotëri’ prej emrit mashkullor te mbetur ne aplikacion.
Charlie, nga Bristol në jug të Britanisë, thotë: “Kam gati një vit që kam bërë tranzicionin, prandaj e urrej shumë kur hipi në një makinë e më thonë ‘Si ja kaloni, zotëri?’”
“Më bën të ndjehem e pasigurtë. Kjo më ka ndodhur edhe kur vishem me veshje grash, përsëri më thërrasin zotëri”, shton transeksualja.
“Unë nuk dua të bisedoj me shoferët për faktin se jam një ‘trans’, veçanërisht nëse kthehem në shtëpi pasi kam pirë disa gota”.
Një zëdhënës i kompanisë së taksive tha: “Ne jemi të përkushtuar ndaj diversitetit dhe gjithëpërfshirjes dhe na vjen keq që klienti-ja kishte pasur një eksperiencë të tillë. Po hetojmë sesi të përmirësojmë procesin”.
Top Channel