Ikona e notit italian Federica Pellegrini ka hyrë dje në histori duke u kualifikuar për në finalen e pestë personale të 200 metrave stil i lirë, me kohën e shtatë më të mirë në lojrat Tokyo 2020.
Bukuroshja italiane bëhet kështu femra e parë e historisë që e arrin këtë, teksa i pari ishte amerikani Michael Phelps që e ka bërë për 200 metrat me stil delfin, nga viti 2000 deri në 2016.
Finalja dukej fillimisht e pamundur për Pellegrini e cila ishte nisur nga korsia e tetë, por veteranja 32 vjeçare ia arriti, dhe menjëherë nisi të përlotej teksa ishte për të si të fitonte një medalje.
«Ky ishte një objektiv shumë i vështirë për mua pasi nivelet janë ngritur shumë. Ne tentuam deri në fund dhe i detyrohem stafit të mrekullueshëm që më ka ndjekur e mbështetur. Jam shumë e lumtur të bëj finalen time të fundit olimpike në 200 metra stil i lirë. Prapa kësaj ka rreth 20 vjet jetë. Lojrat e Parisit 2024? Jo falemnderit. Trupi im po më kërkon që tani heqjen dorë. Do të jetë e mrekullueshme, si finalja e parë olimpike për mua”, tregonte Pellegrini e përlotur, për rrjetin Rai Sport.
Top Channel