Tokyo 2020/ Pezullohet atleti i dytë që refuzon të përballet me kundërshtarin nga Izraeli: Kauza e Palestinës është shumë me e madhe

27/07/2021 17:36

Një atlet i dytë xhudoje është pezulluar nga Lojrat Olimpike të Tokios para përballjes me izraelitin Tohar Butbul.

Pas algjerianit Fethi Nourine, edhe xhudisti nga Sudani, Mohamed Abdalrasool u peshua për kategorinë 73-kilogramë të përballjes, por nuk u paraqit dje në ndeshjen kundër Butbul për raundin e 32-të.

Fondacioni Ndërkombëtar i Xhudos nuk komentoi mbi arsyet e refuzimit të përballjes Abdalrasool dhe as zyrtarët e skuadrës së Sudanit.

Ndersa algeriani Fethi Nourine u pezullua në fundjavë nga Lojrat Olimpike të Tokios, pas tërheqjes kur mësoi se kundërshtari i tij do të ishte Butbul.

“Kemi punuar shumë për të arritur në Lojrat Olimpike, por kauza e Palestinës është shumë më e madhe se kjo,” kishte komentuar Nourine pas vendimit.

Trajneri i tij Amar Benikhlef gjithashtu foli për mediat algjeriane: “Nuk patën fat me shortin. Na ra të ndesheshim me një kundërshtar izraelit prandaj u detyruam të tërhiqeshim. Morëm vendimin e drejtë.”

Federata e xhodos njoftoi se Nourine dhe trajneri i tij ishin pezulluar në pritje të hetimit të cështjes.

Nourine është tërhequr dhe nga kampionati i xhudos në 2019 kur shorti i ra përsëri të ndeshej me Butbul.

FOTO GALERI
1/3
Xhudisti nga Sudani, Mohamed Abdalrasool nuk u paraqit dje në ndeshjen kundër Butbul për raundin e 32-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA