“Tokio 2020″/ Donjeta Sadiku e ashpër në ring por s’ia doli

27/07/2021 10:06

Boksjerja nga Kosova, Donjeta Sadiku sot ka zhvilluar një luftë të ashpër me kundërshtaren e saj në Lojërat Olimpike Tokio 2020,  britaniken Caroline Dubrois, megjitha nuk ia doli ta vazhdojë sfidën drejt fitores.

Humbja e çmendur e peshës, një filxhan në mëngjes dhe natën zgjidh kg shtesë të çastit!

Donjeta e cila garoi në kategorinë 57-60 kg, ishte mjaft aktive në gjithsejtë 3 raundet e zhvilluara, megjithatë edhe kundërshtarja ishte mjaft e shpejtë në ring dhe ia doli të jap më shumë goditje.

Donjeta ishte ftuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Top Channel