Pozuan si pronarja me skllavin që mbante pranga në duar/ Çifti i panjohur zemëron shumë persona (Fotot)

27/07/2021 10:57

Një çift i panjohur në rrjetet sociale është kthyer në më të urryerit e ditëve të fundit për shkak të temës që ata kishin përdorur.

Të sapomartuarit pozuan si një skllav dhe një pronare skllavi në një plantacion, ndërsa ai mbante pranga në duar.

“Në 1842, ditët kaluan dhe gjithçka ndryshoi, dashuria jonë u bë më e fortë, ai nuk ishte më një skllav, ai ishte pjesë e familjes”, lexohet në përshkrimin e një prej fotografive.

Nuk është e qartë nëse këto janë foto të vërteta të dasmës apo janë krijuar si shaka, por duke gjykuar nga komentet, nuk ishte qesharake për shumë ndjekës.

“Kur i shoh njerëzit që bëjnë kështu, kjo vërtetë nuk është aspak e mirë. Nuk ka diçka të tillë, si pëlqimi i skllevërve, dhe abuzimi seksual i skllevërve meshkuj ishte i vërtetë”, tha në koment.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA