Boks/ Kafshoi kundërshtarin si Mike Tyson Holyfieldin, por gjyqtari nuk e dënoi

27/07/2021 18:36

Më 27 qershor 1997 kur bota e sportit u trondit nga kafshimi në vesh i Mike Tyson ndaj Evander Holyfieldit në përballjen epike të dy kampionëve amerikanë të boksit.

24 vite më vonë, “Majkun e Hekurt” e imiton marokeni Youness Baalla pikërisht në Olimpiadën e Tokios.

Gjatë përballjes në raundin e 1/16 tave për peshat e rënda kundër David Nyika nga Zelanda e Re, Baalla, i irrituar nga ecuria e ndeshjes, u përpoq të kafshonte mollëzën e kundërshtarit.

Nyika reagoi menjëherë dhe iu ankua gjyqtarit, i cili nuk e ndërpreu ndeshjen dhe as i dha dënim boksierit maroken. Në fund neozelandezi, i cili e fitoi duelin, deklaroi: “Nuk mendoja sedo t’ia hidhte me atë që bëri. U përpoq të më kafshonte mollëzën … ndoshta thjesht mori një frymë djerse.”

Vetëm pas ndeshjes organizatorët e kanë kuptuar se Baalla kishte tentuar ta kafshonte kundërshtarin e për rrjedhojë e kanë përjashtuar nga Olimpiada./SuperSport/

Top Channel