A mos vallë Anglia e kaloi pikun e Covid 19?

BBC thotë se rastet e koronavirusit në vend kanë pasur një rënie spektakolare sidomos këto 6 ditët e fundit. Paralajmërimet e zymta se me Deltën në qarkullim, rastet ditore mund të mbërrinin në 100.000 apo edhe 200.000, nuk u realizuan: jo shifër aktualisht nuk mbërrin as në 25 mijë infektime.

Dhe e gjithë kjo, në kohën e rihapjes. Atëherë, çfarë po ndodh, shkruan media e rëndësishme. A po mban vala e tretë e pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar? Dhe a duhet të nisim e të mendojmë për rikthimin e jetës në normalitet. Ashtu siç ndodh shpesh me Covid-in, vazhdon BBC, gjërat nuk janë dhe aq të thjeshta.

Pavarësisht se rënies drastike të numrave, sërish duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ka gjithmonë një dallim mes asaj që mund të matet me të dhëna dhe asaj që ndodh në realitet”, shprehet Prof Christl Donnelly, nga Universiteti i Oxford dhe nga Imperial College i Londrës. Ministri polak i shëndetësisë sakaq, bazuar në shifrat aktuale dhe parashikimet deklaroi se vala e katërt e sëmundjes do të mbërrijë pikun në fundin e muajit gusht.

Sipas Adam Niedzielski “kjo valë me të gjitha gjasat do të përhapet e do të arrijë kulmin në fundin e pushimeve të verës”. 126 raste të reja u raportua brenda 24 orëve në këtë vend, ku nga Covid 19 humbën jetën 9 vetë brenda një dite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA