Tokyo 2020/ Dyshja britanike mund Kinën e plotfuqishme në hedhjen e sinkronizuar nga 10m (fotot)

26/07/2021 15:46
Britanikët Tom Daley e Matty Lee kanë përmbysur sot shanset

Britanikët Tom Daley e Matty Lee kanë përmbysur sot shanset duke lënë prapa Kinën për të fituar medaljen e artë në hedhjen e sinkronizuar nga platforma 10m në Lojrat Olimpike të Tokios.

27 vjeçari Daley, fshinte lotët në podium teksa më në fund mori medalje të artë pas atyre të bronzta që ka fituar në Olimpiadën e Londrës në 2012 e në Rio në 2016. Ky kampionat mund te jete i fundit per te.

Dyshja favorite kineze Chen Aisen e Cao Yuan, që kanë fituar dy herë më parë medalje ari në këtë disiplinë, ishin në krye me pikë, por gabuan në hedhjen e fundit.

Daley, një nga atletët më të njohur në Britani, bashke me Lee, përfituar për t’i mohuar skuadrës së fuqishme kineze vendin e parë, duke akumuluar 471.81 pikë përkundër 470.58 të kinezëve, që u ndoqën nga skuadra ruse me Aleksandr Bondar e Viktor Minibaev.

FOTO GALERI
2/5
27 vjeçari Daley, fshinte lotët në podium teksa më në fund mori medalje të artë pas atyre të bronzta që ka fituar

Top Channel