Rezultatet në “Tokio 2020”/ Australia, SHBA, Anglia, Kanadaja dhe Brazili fitojnë medalje

26/07/2021 15:45

Australia fiton një tjetër medalje në garat e notit në “Tokyo 2020”, këtë radhë falë Ariarne Titmus në garën e 400 metra, stil i lirë për femra.

Titmus arriti të fitojë këtë garë me kohë 3 minuta 56 sekonda e 69 të qintat duke mposhtur amerikanen Katie Ledecky që u rendit në vendin e dyte. Për më tepër Titmus bëhet e para notare që mund Ledeckyn në një finale olimpike në garat e notit.

Adam Peaty është notari i parë britanik që mbron titullin olimpik pasi fitoi garën e 100 m stil bretkosë në Lojërat Olimpike të Tokios. Peaty e fitoi garën me kohën 57.37 sekonda duke regjistruar në këtë mënyrë kohën e 5 më të mirë në histori në këtë garë. Holandezi Kamminga fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa italiani Marinenghi fitoi të bronztën.

SHBA dominuan garën stafetë 4×100 m stil i lirë për meshkuj duke fituar medaljen e artë me 3 minuta 8 sekonda e 97 të qintat, që është edhe koha e tretë më e mirë në histori. Medaljen e argjendtë në këtë garë e fitoi Italia, ndërsa të bronztën e fitoi Australia.

Në garën e 100 m stil flutur, medalja e artë i shkoi kanadezes MacNeil që e fitoi garën me 55.59 sekonda.

Japonia vijon dominimin në skateboard që këtë vit u përfshi në programin olimpik. 13-vjeçarja Nishiya u bë e para femër kampione olimpike në këtë disiplinë sportive. por jo vetëm kaq,

Nishiya bëhet edhe sportistja më e re që fiton një medalje të artë olimpike në histori. Nishiya la pas në vendin e dytë brazilianen Rayssa leal, 13 vjeç e 203 ditë dhe japonezen tjetër Funa Nakayama, 16 vjeç.

Top Channel