Porta e Ferrit (Plutonium), e cila u zbulua në vitin 2013 gjatë gërmimeve në qytetin antik të Hierapolis, të ndodhur pranë Pamukalesë në Turqinë perëndimore dhe që konsiderohej si “porta drejt vendit të të vdekurve” në botën antike, është vendosur të hapet për vizitorët këtë vit.

Falë shkencës moderne, misteri i kësaj porte tashmë është zgjidhur. Kafshët që dërgoheshin në shpellën e lidhur me të gjatë ceremonive të shenjta të mbajtura në antikitet në Portën e Ferrit, ngordhnin për shkak të nivelit të lart e te përqendruar të dioksidit të karbonit.

Ajri normal përmban vetëm 0,04% CO2 por përqendrimi rreth këtij vendi të shenjtë arrinte shifra marramendëse prej 80%.

Ndërkohë, mjafton ekspozimi vetëm për disa minuta ndak 10% dioksid karboni që ta vrasë dikë. Në qytetin antik të Hierapolis, i cili u themelua nga Mbreti i Pergamonit, Eumenes II në shekullin e 2-të para Krishtit dhe do të thotë “qytet i shenjtë”, një ekip italian gërmimesh, i udhëhequr nga Profesor Francesco D’Andria zbuloi strukturën e cila hidhte dritë mbi të shkuarën e rajonit.

D’Andria dhe ekipi i tij gjetën Portën e Ferrit, një nga burimet origjinale të ujërave termale që formuan llixhat e famshme të Pamukalesë. Pas zbulimi të saj, Porta e Ferrit u mbyll për sigurinë e vizitorëve me arsyetimin se lëshonte gaz helmues.

Pjesa rreth e qark saj vendit mistik është vendosur tani që të hapët për vizitorët në muajin shtator, por ata do të qëndrojnë në një distancë të caktuar nga gazet helmuese, në mënyrë që të mos dëmtohen prej tyre.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA