Pink ofron të paguajë gjobën e sportisteve që veshën ‘të shkurtra’ në vend të kilotave prej ‘seksualizimit’ (fotot)

26/07/2021 16:19

Këngëtarja amerikane Pink ka ofruar të paguajë gjobën e vendosur ndaj skuadrës së hendbollit të plazhit të Norvegjisë, të cilat kryen ndeshjen e tyre në veshje të poshtme të shkurtra, në vend të kilotave tradicionale, për të protestuar kundër seksualizimit të femrave në sporte.

Javën e kaluar zemërim i gjerë u shpreh në mediat sociale teksa sportistet norvegjeze u gjobitën me €1,500 për veshjen me të shkurtra në vend të asaj tradicionale me të poshtme bikini, në përballjen me Spanjën, për kampionatin evropian më 18 korrik.

Federata Evropiane e Hendbollit gjobiti secilën prej tyre me €150 për “veshje të papërshtatshme”.

Megjithse rregullat specifikojnë se lojtaret duket të vishen me bikini, shumë dashamirës në rrjetet sociale kanë bërë thirrje kundër rregullit, me argumentimin se kthen atletet në objekte seksuale.

Këngëtarja Pink tha në një koment se mbështeste skuadrën që po mbante qëndrim ndaj “rregullave seksiste” të federatës.

Pink shkruante: “Jam shumë krenare për skuadrën norvegjeze të hendbollit të plazhit, që proteston kundër rregullave seksiste për ‘uniformat’ e tyre.

“Ata që duhet të gjobiten për seksizëm janë Federata Evropiane e Hendbollit. Do të isha e lumtur të paguaja gjobën për ju, ju lumtë vajza.”

Protesta ka sjellë në vëmendje kontrastin që ekziston mes uniformave sportive të meshkujve e femrave në hendboll, teksa këtyre të fundit u lejohet të veshin veshje të shkurtra që mbarojnë 10 centimetra mbi kupën e gjurit. Ndërsa për femrat rregulli thotë: “Atletet femra duhet të veshin te poshtme bikini, që puthiten ngushtë dhe me kënd për nga maja e këmbëve”.

Skuadra norvegjeze shkruante në llogarinë e saj në Instagram se do të vazhdojnë thirrjen për ndryshimin e rregullave.

“Në do të vazhdojmë të përpiqemi për ndryshim në rregullat ndërkombëtare, në mënyrë që sportistet të vishen me uniforma në të cilat të ndjehen mirë”.

Një ditë më parë skuadra përfaqësuese e Gjermanisë në lojrat olimpike Tokio 2020, konkurroi me veshje me këmbë të mbuluara, për të njëjtën arsye.

FOTO GALERI
2/4
Vajzat nuk u paraqiten me kilotat tradicionale por me te shkurtra

Top Channel