Petkovic mund të lërë Zvicrën, një ofertë nga Franca e tundon!

26/07/2021 22:12

Vladimir Pektovic është gati të lërë Zvicrën për t’u kthyer në futbollin e klubeve.

Në adresë të trajnerit të përfaqësueses helvete ka ardhur një ofertë nga Ligue 1, pikërisht nga klubi i Bordeaux të cilën 57-vjeçari boshnjak e ka marrë seriozisht. Petkovic është në krye të Zvicrës që prej vitit 2014, teksa ka arritur të fitojë 48 ndeshje nga 72 të luajtura në total ndërsa në Euro 2020 e çoi kombëtaren helvete deri në çerekfinale ku u eliminua nga Spanja pas goditjes së penalltive.

57-vjeçarit i rinovohet automatikisht kontrata deri në 2022 nëse ia del të kualifikojë Zvicrën në Botërorin Katar 2022. Palët po bisedojnë, marrja e një skuadre pas shtatë viteve të kaluara në stolin helvet e tundon dhe Petkovic po pret akordin mes drejtuesve të federatës zvicerane dhe atyre të Bordeaux.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA