Hugo Millan, motoçiklist i kategorisë MOTO3 ka humbur jetën tragjikisht në moshën 14 vjeçare, pas një aksidenti të tmerrshëm më pistën MotorLand Aragon.
Adoleshenti po garonte në Kupën e Talentit Evropian kur humbi kontrollin e mjetit 13 xhiro para finishit.
Pas rënies nga mjeti i tij, adoleshenti ishte goditur nga një tjetër garues, dhe menjëherë ishte ngritur flamuri i kuq i ndalimit të garës.
Millan mori ndihmë të shpejtë mjekësore në pistë dhe më pas u dërgua me helikopter në spitalin e Zaragoza.
Por mjekët nuk arritën ta shpëtonin, duke futur në zi botën e sportit.
Skuadra e tij ‘Cradle of Champions’ i bënte homazhe.
Ata shkruanin: “Me dhimbje të thellë njoftojmë se Hugo Millan nuk është më me ne.
“Do të kujtojmë gjithmonë buzëqeshjen tënde, zemrën tënde dhe profesionalizmin tënd. Prehu në paqe, Hugo.
Millan ishte një nga talentet më premtues të garimit në Spanjë.
Ai kishte ardhur në garën e MotorLand Aragon si i dyti më i miri me 86 pikë, dhe kishte arritur katër podiume dhe dy kryesime në ‘pole position’.
Skuadra Suzuki shkruante: “Lajm i rëndë vjen për vdekjen e pilotit 14 vjeçar Hugo Millan teksa garonte në Aragon. Piloti i ri nga Huelva kishte talent të madh. Mendimet tona janë shokët e familjarët e tij. Do të na marrë malli Hugo”.
Top Channel