Reagimi prekës i djalit të shoferit që humbi jetën në Kroaci: Të përqafova shumë pak kur të përcolla te autobusi
25/07/2021 14:37
Adhurim Sylmetaj djali i shoferit të vrarë në aksidentin tragjik në Kroaci, ka bërë një postim prekës për humbjen e të atit.
Ai ndërsa ka postuar një foto me të atin, shkruan se dhimbja është e madhe, dhe shton se ai vetë e ka përcjellë për në punë.
Naser Sylmetaj, është një nga viktimat e aksidentit tragjik që u regjistrua në Kosovë ditë e sotme. Ai ishte një nga shoferët e autobusit, ndërsa vetëm 30 minuta para aksidenti, ai u largua nga timoni, për t’ja dhënë këtë detyrë shoferit tjetër.
Fatkeqësisht, aksidenti rezultoi fatal për të.
Top Channel