Njihuni me 3 shenjat paralajmëruese të Osteoporozës që duhet t’i dini patjetër

25/07/2021 06:32

Osteoporoza është një sëmundje që mund të prekë çdo kockë të njeriut. Kjo sëmundje diagnostikohet duke matur dendësinë kockore.

Një prej objektivave kryesore të trajtimeve të kësaj sëmundjeje ka të bëjë me parandalimin e frakturave. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për shenjat paralajmëruese dhe simptomat e osteoporozës.

Shenjat Paralajmëruese Të Osteoporozës
Trajtimi i sëmundjes është efikas nëse zbatohet në shenjat e para të sëmundjes. Ekspertët, thonë se është e rëndësishme që njeriu të jetë i ndërgjegjshëm për faktorët e rrezikut të sëmundjes. Disa prej shenjave paralajmëruese të sëmundjes janë:

Frakturat e Shpeshta
Shumë njerëz pësojnë një frakturë ose thyerje të kockave por kjo ndodh si pasojë e një force të madhe lënduese. Frakturat janë më të përhapura në rastin e rrëzimit nga një lartësi e madhe, aksidenti me makinë apo incidenti sportive. Por nëse kockat thyhen pa pasur nevojë për një forcë të madhe, atëherë ekziston mundësia e sëmundjes së osteoporozës.

Dhimbjet e Pashpjegueshme Të Kockave
Shkaktarët e dhimbjeve të tilla janë të ndryshëm, por osteoporoza është një kontribues shumë i fortë. Dhimbjet e pashpjegueshme janë një arsye e fortë për të shkuar tek mjeku dhe përjashtuar mundësinë e osteoporozës.

Humbja e Gjatësisë së Trupit
Frakturat si pasojë e kompresimit të vertebrave mund të mos diagnostikohen në kohë. Ato shkaktojnë humbje të gjatësisë së njeriut ose kërrusje. Një problem i tillë mund të sinjalizojë osteoporozën.

Faktorët Që Rrisin Rrezikun e Osteoporozës
Ekspertët paralajmërojnë se rreziku i osteoporozës rritet si pasojë e shumë faktorëve disa prej të cilëve janë:

Duhanpirja,
Konsumi i tepërt i alkolit,
Ushqyerja e keqe,
Sasia e pamjaftueshme e kalçiumit apo vitaminës D
Mungesa e aktivitetit fizik. Shfaqja e osteoporozës mund të ndikohet edhe nga konsumi i disa medikamenteve të caktuara siç janë steroidët apo Lithiumi, por edhe përdorimi i kimioterapisë.

Qumështi Kundër Osteoporozës
Qumështi dhe produktet e tjera të bulmetit janë të pasura me kalçium. Konsumi i këtyre produkteve me gjasë mund të ulë rrezikun e osteoporozës. Megjithatë, ekspertët rekomandojnë konsumin e produkteve me pak ose apsak yndyrë. Kalçiumin mund ta merrni edhe nëpërmjet suplementëve por edhe produkteve si salmon apo barishtet.

Pijet e Gazuara dhe të Sheqerosura Rrisin Rrezikun e Osteoporozës
Studimet kanë zbuluar që konsumi i pijeve të gazuara dhe të sheqerosura rrit rrezikun e osteoporozës. Kjo mund të jetë falë përmbajtjes së kafeinës apo acidit fosforik. Këshillohet konsultë me mjekun në rast se keni simptomat e mësipërme. /AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA