Tokyo 2020/ Atletet gjermane debutojnë me veshje të plota kundër ‘seksualizimit në gjimnastikë’, gjobiten norvegjezet (fotot)

24/07/2021 15:23

Atletet gjermane kanë prishur zakonin në Lojrat Olimpike të Tokios duke u paraqitur me veshje të plota trupore në shenjë dënimi ndaj seksualizimit të sportisteve femra.

Zhvillimi vjen një ditë pasi skuadra kombëtare e hendbollit të Novergjisë u gjobit për të njëjtën arsye.

Por gjermanet kanë thënë se do të paraqiten me uniformat trupore që mbulojnë thuajse të gjithë trupin, në vend të kilotave tradicionale.

Veprimi nuk raportohet se është në shkelje të rregullave, të cilat lejojnë veshje një-pjesëshe edhe nëse arrin deri të kavilja e këmbës.

Gjimnastet Elisabeth Seitz, Kim Bui, Pauline Schaefer e Sarah Voss demonstruan paraprakisht veshjen e tyre të garimit me një foto në rrjetet sociale.

Dy ditë më parë femrat e handbollit të Norvegjisë refuzuan të veshin uniformën me bikini të poshtme, dhe në vend të tyre konkurruan me veshje në formë ‘boxer’ të shkurtra.

Federeta gjermane e gjimnastikës (DTB) konfirmoi në prill se atletet dëshironin të mbanin qëndrim kundër “seksualizimit në gjimnastikë” dhe se çështja ka të bëjë me sensibilizimin kundër dhunës seksuale.

Në deklaratën e atleteve mes të cilave Voss e Bui, thuhej se këto uniforma ishin mbajtur dhe në kompeticionin e Gjimnastikës Artistike Evropiane.

“Mund të ketë edhe gjimnaste të tjera që nuk ndjehen rehat në kostumet e njohura, prandaj shpresojmë që ato të ndjekin shembullin tonë”, tha më herët Voss.

Më tej me rrjetin gjerman ZDF, ajo tha: “Ne femrat duam të ndjehemi mirë në lëkurën tonë. Por sporti i gjimnastikës nis kur je fëmijë, dhe kur e ndjen që nuk je më e tillë disa kostume bëhen të vështira për t’u mbajtur”.

“Kur isha më e vogël nuk i vija mendjen kostumeve të ngushta, por më pas nisa të ndjehem gjithnjë e më e parehatshme”.

Zhvillimet vijnë pasi në 2016, bota e gjimnastikës e veçanërisht SHBA, u shokua nga skandalet e abuzimit seksual ndaj figurave të njohura të sportit. Doktori i kombëtares së SHBA Larry Nassar u dënua me 40 vjet burg pas më shumë se 150 dëshmive të femrave në gjyqin e tij të abuzimeve.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA