Presidenti kroat Zoran Milanoviç reagoi pas kritikave nga Serbia për shkak të vendosjes së figurës së Nikola Teslas në një monedhë të ardhshme kroate, duke i kujtuar se shpikësi i madh kishte qëndruar shumë pak në Serbi.

Nikola Tesla qëndroi më pak atje sesa tani në Oklaj”, tha Milanoviç pasi vizitoi këtë qytet të ndodhur jo shumë larg Kninit.

Ai kujtoi se propozimi që Tesla të ishte në monedhat e ardhshme të euros kroate erdhi nga zyra e tij. “Adoptimi i kësaj figure mund të mos jetë korrekt nga ana e Kroacisë, por as e Serbisë nuk është”, tha Milanovic.

Ai i vuri në lojë serbët duke i sfiduar edhe që t’i vënë aeroporteve emrin Bruce Lee, sepse siç tha, aktori i famshëm kishte po aq lidhje me Serbinë sa ç’ka pasur Nicola Tesla.

Presidenti kroat deklaroi se Serbia “mund të ketë një pozicion” në lidhje me zgjedhjen e Nikola Tesla si imazh në monedhat e ardhshme euro kroate, por që nuk ka asnjë ndikim në këtë lëvizje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA