Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Policia australiane tha sot se është në kërkim të një protestuesi që qëlloi me grusht kalin e oficerëve, teksa demonstrata anti-vaksinime në Sidney u bë e dhunshme.
Protestues dolën sot në rrugët e disa qyteteve të Australisë ku janë rikthyer kufizimet për të vënë nën kontroll një rritje relative të rasteve të infektimeve me Covid-19.
Protestuesit në Sydney kishin arritur të thyenin barrierat dhe linjat me policë si dhe kishin goditur ata me shishe e objekte të forta rrethanore.
Disa arrestime u bënë teksa demonstruesit u mblodhën më pas para bashkisë së qytetit.
Policia bënte thirrje për identifikimin e burrit që qëlloi me grusht kalin e policisë – Tobruk – edhe pse konfirmoi se kafsha nuk kishte dëme serioze.
Australia është në fakt prapa me procesin e vaksinimit teksa vetëm 13% e popullsisë kanë marrë dy doza injektimi.
Ministri i shëndetësisë Brad Hazzard tha: “Ne jetojmë në demokraci dhe unë mbështes të drejtën e popullit për të protestuar por po shohim raste të ekzagjeruara teksa njerëzit mendojnë se nuk ka problem të rrinë pa distancë në një protestë”.
Në Melbourne, mijëra njerëz u mblodhën para parlamentit të shtetit Victoria, dhe lëvizje të ngjashme u zhvilluan dhe në Adelaide.
Top Channel