Kosova me medalje ari në lojërat olimpike/ Rama uron Distria Krasniqin: Luaneshë! Basha: Krenari!

24/07/2021 13:52

Distria Krasniqi i dhuroi sot Kosovës medaljen e artë, nga Tokyo 2020, pasi doli e para në xhudo për femrat.

Menjëherë pas këtij lajmi të bukur, personazhet publikë kanë uruar sportisten për arritjen e saj në karrierën personale, por dhe për faktin që i dha Kosovës medalje ari.

Distria Krasniqi e cila merr pjesë në kategorinë deri në 48 kg arriti të mund në finale ndaj japonezes Funa Tonaki. Kosova vazhdon të thyej rekorde sa i përket këtij sporti dhe lojërave olimpike duke parritur të sigurojë në dy olimpiadat e fundit dy medalje ari.

Luaneshë! Brravo, brravo, brravo”, shkruan kryeministri Rama, në një postim në “Facebook”.

Edhe kryedemokrati, Lulzim Basha ka postuar një foto të kampiones, me mbishkrimin: “Krenari!

Presidenti i vendit uroi Distria  dhe ekipin që përfaqëson Kosovën në Japoni: “Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës! Përgëzime Dritonit dhe mbarë ekipit, që kurrë nuk zhgënjen!

Top Channel