Kosova fiton medaljen e parë të arit në Japoni, Distria Krasniqi e para në xhudo për femra

24/07/2021 12:18

Kosova mund të jetë një shtet i ri, por ky fakt nuk e ka penguar që të marrë në Japoni medaljen e parë olimpike të artë dhe të dytë në historinë e këtij vendi, pas medaljes së Artë që mori Majlinda Kelmendi në Olimpiadën e Brazilit në Rio 2016.

Edhe këtë herë xhudo për femra është sporti që mban lartë emrin e Kosovës. Distria Krasniqi e cila merr pjesë në kategorinë deri në 48 kg arriti të mund në finale ndaj japonezes Funa Tonaki.

Padyshim që një meritë shumë të madhe në këto suksese të xhudos së femrave të Kosovës ka trajneri Driton.

Kosova vazhdon të thyej rekorde sa i përket këtij sporti dhe lojrave olimpike duke parritur të sigurojë në dy olimpiadat e fundit dy medalje ari.

Top Channel