Zunë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra pa leje, nën hetim 2 persona në Sarandë
23/07/2021 11:56
Në kuadër të operacionit ‘Bregdeti ynë’ policia ka proceduar penalisht dy persona, banues në Sarandë.
Policia njofton se u proceduan penalisht shtetasit: P. I., dhe E. G., të dy banues në Sarandë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Ksamilit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur 20 shezlongë dhe 10 çadra, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel