UNESCO: Ndërprisni gërmimet. Autoritetet shqiptare injorojnë kërkesën, vijon projekti në Gjirokastër

23/07/2021 19:53

Në 2016 një projekt për by passin e Gjirokastrës është hedhur poshtë nga komiteti i ICOMOS ndërsa në 2019 qeveria shqiptare njoftoi UNESCO-n për ndërprerjen e këtij projekti.

Ndërkaq në vitin 2021 kohë kur kishte filluar të ndërtohej by pass-i i Gjirokastrës në anën jugore të kalasë qeveria shqiptare i dërgon UNESCO- s një raport dokumentar për të vlerësuar situatën e re dhe për të marrë rekomandime nga bordi teknik i UNESCO-s.

Pas kësaj kërkese UNESCO vëren se projekti tashmë kishte filluar e madje kishte marrë edhe miratimin e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, ndërsa sqaron shprehimisht se dokumentat dhe skicat e dorëzuara të lidhura me by passin e Gjirokastrës janë shumë shqetësuese dhe prezantojnë një situatë shumë kritike me impakt të mundshëm negativ në trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës.

Reshat Gega arkitekt: “Kuptohet që kur realizohen investime dhe vepra kaq të mëdha gjithnjë në funksion të zhvillimit të qytetit dhe të qendrës historike mund të ketë edhe konflikt me segmente të trashëgimisë kulturore por këto nuk janë gjithnjë të pazgjidhshme.”

Qendra e Trashëgimisë i ka kërkuar Komitetit të UNESCOS që të kërkojë ndërprerjen e punimeve për by passin e Gjirokastrës deri sa një mision i posatçëm të vijë dhe të vlerësojë situatën e ndërhyrjeve në terren si dhe të bëjë rekomandimet përkatëse.

Elva Margariti:“ Ata nuk janë shprehur që të pezullohen punimet sepse bien ndesh me vlerat e shtuara. Ata duan të sjellin një monitorim të ekspertëve të tyre siç ka ndodhur edhe në shumë raste të tjera.”

Komiteti pritet që ti kërkojë qeverisë shqiptare thirrjen e një misioni monitorimi reaktiv për gjendjen e trashëgimisë kulturore në Gjirokastër me fokus kryesor by passin por edhe pika për të cilat Gjirokastrës i është tërhequr vëmendja ndër vite. Njëra prej tyre është situata e gërmimeve arkeologjike dhe shqetësimet e lidhura me to.

Draft vendimi i UNESCO ishte pjesë e raportit përshkrues të gjendjes së konservimit të pasurive të trashëgimisë botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA