Tartufi i bardhë italian kushton $4,000 kilogrami/ Ja përse është kaq i shtrenjtë (fotot)

23/07/2021 21:28

Tartufi, kushërirët e luksit të kërpudhës, janë një ushqim ekstravagant që njihet në të gjithë botën, por këto kërpudha aromatike mund t’ju kushtojnë mjaft shtrenjtë.

Në vitin 2014, tartufi më i madh i bardhë është dërguar me avion në New York, për t’u shitur në një ankand për $61,000. Kërpudha gjigande e gjetur në Itali peshonte rreth 2 kilogramë.

Por çfarë e bën atë kaq të shtrenjtë?

Ka të paktën 40 specie tartufësh, shumë prej të cilave nuk janë të ngrënshme, madje specie të reja kanë vijuar të zbulohen deri në vitin 2018.

Produkte luksoze tartufi shihen në supermarkete e restorante luksi, por shija e aroma e tyre mund të mos jetë fare ajo që mendoni.

Shumë produkte më të lira tartufi përdorin kimikatin 2,4-ditiapentan, me një nga ingredientët aromatikë të kërpudhës për t’i thënë asaj “shijen e tokës”.

Ndërsa tartufët e vërtetë janë të shtrenjtë dhe me jetëgjatësi të shkurtër “në raft”.

Fillimisht ato zbuloheshin me anë të derrave nuhatës të tartufit, ndërsa sot janë qentë ata që kanë marrë stafetën e zbulimit të ushqimit të çmuar.

Ato gjenden në të gjithë botën por kërkojnë një klimë të caktuar për t’u rritur, dhe një elemet i përbashkët është i sigurtë për te gjithe tartufët: Nuk ka tartufë në vende pa pemë.

Gjuetia e tartufëve është një proces i lodhshëm. Fillimisht duhet të dish ku të kërkosh dhe më pas të nuhasësh e të gërmosh.

Megjithse procesi mund të kërkojë kohë, një zbulim i mirë mund t’ia vlejë barra qeranë pasi një tartuf prej 80g mund të ketë vlerën $100.

Tartufët shfaqen vetëm për disa muaj të vitit, dhe nuk mund të jetojnë gjatë pas vjeljes. Vetëm pas pesë ditësh, aroma e tyre e fortë do të jetë përgjysmuar.

Tartufët mund të kultivohen në disa variete, dhe disa njerëz kanë arritur të krijojnë plantacione, por kjo nuk është diçka e lehtë. Pemët duhet të mbillen në dheun e duhur e më pas të injektohen me kërpudhën e tartufit, e të ujiten shpesh. Mund të nevojiten gati gjashtë vjet për të marrë një të vjelë të mirë tartufi, por nuk ka asnjë garanci se kërpudha e çmuar do të rritet.

Gjithsesi sot kultivimi i tyre është burimi kryesor i tartufëve, teksa 70% e prodhimit është i tillë.

Por shpyllëzimi dhe ndryshimet klimatike kanë reduktuar prodhimin dekadat e fundit. Prej shekullit të 19-të në Francë prodhimi ka rëne nga rreth 1,000 ton në sezon, në rreth 30 ton, dhe nuk ka asnjë garanci se si do të jetë e ardhmja e tyre.

FOTO GALERI
1/7
Tartufi, kushërirët e luksit të kërpudhës, janë një ushqim ekstravagant që njihet në të gjithë botën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA