Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar aprovimin e vaksinës kundër Covid 19 të Moderna-s për të vaksinuar fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç.
Deri më tani, vaksina e Pfizer/BioNTech ka qenë opsioni i vetëm për vaksinim të fëmijëve në Amerikën Veriore dhe në Evropë.
Agjencia e Barnave në SHBA (FDA) momentalisht është duke shqyrtuar nëse do të zgjerojë përdorimin e vaksinës Moderna për fëmijët nën moshën 18 vjeçare.
Derisa furnizimi me vaksina nëpër botë mbetet i vogël, shumica e botës ende ka vështirësi në imunizimin e të rriturve.
Rregullatorët e SHBA-së dhe në Evropë kanë bërë thirrje për kujdes pasi të dy vaksinat (Moderna dhe Pfizer) lidhen me një reagim ekstremisht të rrallë te adoleshentët dhe të rinjtë, që është dhimbje e gjoksit dhe inflamacion i zemrës.
Top Channel