Regjistrimi në shkollë përmes e-albanias duket se nuk është i arritshëm për të gjithë. Në Korçë ka ende fëmijë që presin të shkojnë në klasë të parë por që ende nuk janë regjistruar.

Janë kryesisht familjet në nevojë ato që duket se e kanë të pamundur të bëjnë aplikimin nga sistemi dhe janë të paqartë se çfarë do të ndodhë me fëmijët e tyre apo nipërit dhe mbesat.

Edhe pse jetojnë në kushte tepër të vështirë dhe vetëm me të ardhurat e ndihmës ekonomike, ata pohojnë se e kanë të rëndësishëm arsimimin e fëmijëve.

Nën zë, drejtuesit e disa shkollave thonë se ka shumë pak regjistrime, ka prindër që nuk dinë të bëjnë regjistrimet online dhe ka shumë pak nxënës në shkolla për klasat e para dhe për gjimnazet. Të gjithë shpresojnë në hapjen e një raundi të dytë regjistrimesh.

Top Channel