Vllaznia-Limassol/ Përfundon pjesa e parë, shkodranët e pësojnë në minutën shtesë. Disa futbollistë pësuan helmim, si është gjendja e tyre

22/07/2021 20:03

Pjesa e parë e ndeshjes Vllaznia-Limassol ka përfunduar në favor të qipriotëve.

Gazetari i futbollit, Endi Tufa, në lidhje ‘live’ për edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, raportoi për një ndeshje pothuajse të barabartë, edhe pse Limassol është një skuadër e fortë. Në minutën shtesë të pjesës së parë, qipriotët shënuan golin e parë të ndeshjes. Tashmë pritet nëse do të ketë surpriza në pjesën e dytë.

Ndërkohë, Tufa raportoi për tre-katër futbollistë shkodranë, që pësuan helmim para ndeshjes. Ata kanë pasur probleme me stomakun, ndërsa tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Top Channel