Përveç filmave, në Netflix do të mund të zgjidhni video lojën e preferuar
21/07/2021 19:36
Netflix ka konfirmuar se do të përfshijë video lojëra në paketat e abonimit pa asnjë kosto shtesë.
Në një letër drejtuar investitorëve, thuhet se kompania është në fazat e hershme zgjerimit edhe në video lojëra dhe së pritet që në fillim të aksesohen në celular.
Kompania me bazë në Kaliforni tha se pret të regjistrojë 3.5 milion klientë të rinj deri në fund të shtatorit.
“Covid ka krijuar një grumbull të madh anëtarësimesh. Ne vazhdojmë të përqendrohemi në përmirësimin e shërbimit tonë për anëtarët tanë dhe të sjellim historitë më të mira nga e gjithë bota“, tha zëdhënësja.
Netflix numëron më shumë se 209 milion anëtarë me pagesë, pas ‘boom-it’ të regjistrimeve gjatë periudhës së koronavirusit.
Top Channel