Në Shqipëri lindin më shumë djem sesa vajza, si dhe janë ata që kur rriten emigrojnë më shumë se sa gratë shqiptarë, tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i I statistikave.

Diferencimi gjinor vihet re edhe në ciklet arsimore. Teksa në arsimin parauniversitar pjesëmarrja e djemve është më e lartë se e vajzave, ky raport përmbyset në arsimin e lartë ku pjesa më e madhe e studentëve, mbi 60% e tyre janë vajza
Të dyja gjinitë janë diplomuar më së shumti në degët e shkencave të biznesit, administrimit dhe ligjit dhe më pas ka një diferencim të ndjeshëm gjinor në fushat ku vajzat apo djemtë kanë studiuar.

Shëndeti dhe mirëqenia është preferenca e dytë e vajzave për studime, ndërsa për djemtë janë degët e inxhinierisë , prodhimit dhe ndërtimit.

Në art dhe shkenca humane ka më shumë vajza të diplomuara rreth 13%, krahasuar me djemtë që përfaqësohen nga vetëm 7% e studentëve. Sakaq arsimtarët janë më së shumti të gjinisë femërore, pasi këtë vit janë diplomuar më shumë se 12% e vajzave në këtë fushë, e vetëm 5% e djemve. Por djemtë preferojnë të studiojnë e diplomohen kryesisht në teknologji informacioni dhe degët e bujqësisë, ndryshe nga vajzat që këto degë i rendisin në fund.

Pjesëmarrja e vajzave dhe djemve në arsim (burimi INSTAT)

Në arsimin e detyrueshëm : 99,9 % djem dhe 94,2 % vajza.

Në gjimnaz: 96.8% djem dhe 90.1% vajza

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA