Për vetëm pesë ditë afër pesë mijë të rinj kosovar nga 18 deri 20 vjeç janë vaksinuar me vaksinat anti covid.

Disa prej tyre tregojnë se zgjedhin të imunizohen në mënyrë që ta ruajnë shëndetin e familjarëve më në moshë, e disa të tjerë për të udhëtuar jashtë vendit.

Por, ndryshe nga grup moshat e tjera të cilët zgjidhnin llojin e vaksinës, të rinjtë këtë nuk e shohin si problem.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se ka pasur fluks të të rinjve që kanë lënë termin për vaksinim.

Në 24 orët e fundit në vend janë paraqitur pesë raste të reja me Covid-19.

Për ta shmangur një valë të re, ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen para vjeshtës.

Top Channel