Disfatë pas 44 sfidash/ Kombëtarja amerikane e femrave në futboll e nis me humbje aventurën e Japonisë

21/07/2021 19:48

Skuadra amerikane e futbollit të femrave e nis me një humbje befasuese aventurën e saj në Lojërat Olimpike të Tokios.

Kampionet e botës dhe 4 herë kampionet e olimpike u mundën pastër nga Suedia 3-0 në ndeshjen hapëse të turneut të futbollit të Femrave që nis gjithnjë përpara zhvillimit të ceremonisë së hapjes së evenimentit të madh sportiv.

Në një sfidë që u zhvillua pa praninë e tifozëve për shkak të masave anticovid të vendosura nga qeveria japoneze, suedia fituese e medaljes së argjendtë në Lojërat e rio De Janeiros të 2016, u shfaq superiore ndaj vajzave amerikane në këtë ndeshje të parë të Grupit G.

Stina Blackstenius shënoi 2 herë në këtë ndeshje, ndërsa Lina Hurtig shëni një gol tjetër për skuadrën skandinave.

Për SHBA, kjo humbje e pësuar ishte e para pas 44 ndeshjeve. herën e fundit që skuadra amerikane e futbollit të Femrave është mundur ka qenë në një miqësore me Francën në Janar të vitit 2019.

Përsa u përket Lojërave Olimpike, është humbja e dytë e SHBA. Në Lojërat e Pekinit në 2008, SHBA humbi ndeshjen e parë të tyre në turne, por në fund amerikanet arritën të fitojnë medaljen e artë

Top Channel