40 vjecari Michael, dhe Somaia, 30 vjeçe, u njohën kur ai studionte gjuhën arabe në Kairo. Ata ranë në dashuri në 2015, kur ai u konvertua në fenë islame në mënyrë që të martoheshin.
Kur Michael udhëtoi nga SHBA drejt Egjiptit në verën e 2015 për të studiuar gjuhën arabe, nuk priste të gjente atje dashurinë. Por në një institut gjuhe në Kairo ai u prezantua me Somaian, e cila jepte mësim në programe të specializuara. “Ai ishte një student VIP, kështu që e dija se duhet të bëja kujdes me programin e tij,” thotë ajo. “Dukej njeri i mirë dhe i çiltër.”
Megjithse Michael besonte fillimisht se Somaia ishte e ftohtë si person, ajo shpejt nisi të relaksohej. “E kuptova se shefat e saj e kishin instruktuar të më jepte trajtim special mësimor. Por rrjedhimisht ne nisëm të flisnim për jetët tona dhe krijuam një miqësi të fortë”, thotë ai.
Gjatë muajit të Ramazanit, Somaia ftoi Michael në një darkë iftari, të cilat mbahen pas thyerjes së agjerimit nga besimtarët, në muajin e shenjtë. “Ai qëndroi deri në mesnatë dhe ne folëm gjatë, por unë besoja se ishte vetëm miqësi”, thotë gruaja.
Pak më vonë Somaia shoqëroi Michael në një zonë turistike në Kairo, ku ai do të blente suvenire për familjen e tij. Ata shkuan më pas në një restorant dhe Michael thotë se kuptoi se dëshironte më shumë se miqësi prej saj. “Ndjeva se mund ta shihja atë në një dritë në të cilën nuk e kisha parë më parë. Gjithçka ndryshoi për mua.”
Disa ditë më vonë Michael po përgatitej të kthehej në SHBA, ku do të kryente doktoraturën për antropologji gjuhësore. “I kërkova të vinte për një kafe, për të thënë lamtumirë.” Aty ai i kishte treguar se dëshironte të rrinte me të dhe e pyeti nëse edhe ajo ndjehej në atë mënyrë. “Në Egjipt nuk bëhen lidhje të rastit,” thotë ai. “Edhe pse nuk u tha saktësisht, unë po i kërkoja asaj të martohej me mua. Somaia tha menjëherë se është e pamundur.”
Megjithse ajo ishte e tërhequr prej tij, çeshtja kishte të tjera komplikime. “Unë kisha shumë ndjenja por i lashë mënjanë ato sepse nuk mendoja se do të funksiononte”, thotë Somaia.
Ajo kishte qenë e martuar për pak kokë më parë, ngjarje të cilën e përshkruante si “goditja e vdekjes” për çdo marrëdhënie të ardhshme, sipas kulturës egjiptiane.
Ajo shqetësohej gjithashtu se familja e saj nuk do ta lejonin të shkonte me një burrë amerikan. Michael thotë: “Unë nuk isha mysliman dhe nuk e kisha idenë e fesë islame. Nuk e dija se nuk lejohet që një grua muslimane te mund të martohet me një burrë jo-musliman”.
Ai i tha gruas se ishte i gatshëm të bënte ndryshime në jetën e tij që kjo të funksiononte. Ata kishin qëndruar në kontakt dhe Michale e vizito atë përsëri në dhjetor pasardhes.
“Në këtë kohë unë kisha vendosur të konvertohesha në fenë islame to Islam. Kisha disa muaj që e mendoja,” thotë Michael. Më pas nëna e Somaias u dha atyre bekimin për t’u martuar. “Ajo erdhi me mua në ceremoninë e konvertimit. Prej atëherë jemi bërë shumë të afërt,” thotë ai. Megjithse vëllai fillimisht kishte shqetësime pasi “pasi nuk donte që të lëndohesha përsëri”, tregon Somaia, “të gjithë në familje ishin të lumtur për ne”.
Çifti u martuan në ministrinë e drejtësisë pas ceremonisë së konvertimit në verën e 2016. Ata kishin planifikuar fillimisht një martesë familjare, por kjo u anullua prej një aksidenti ajror.
“Qeveria e SHBA besonte se ishte një atentat me bombë. Departamenti Shtetit lëshoi paralajmërimin që shtetasit amerikanë të mos hyjnë në Egjipt,” thotë Michael. Kështu që prej shqetësimeve terroriste, universiteti i Michael i kërkoi të kthehej në SHBA përkohësisht.
Ai u kthye në Egjipt dhe aplikoi për një ‘green card’ për Somaia. “Ajo është jemenito-egjiptiane dhe asokohe qeveria kishte ndaluar hyrjen e personave nga shumica e vendeve muslimane”, thotë Michael. Teksa çifti nuk shkonin dot së bashku në SHBA, Michael vendosi të jetonte në Kairo. Viza e Somaias u aprovua vetëm kohët e fundit dhe çifti do të shkojë në SHBA, ku shpresojnë të hapin një familje.
“Njerëzit besojnë se duhet të jemi të kundër prej origjinës sonë,” thotë Michael. “Por në fakt ne të dy jemi njerëz shtëpie. Duam familjen dhe komunikojmë mirë”.
Edhe Somaia thotë se mund të jetë vetëvetja pranë burrit të saj. “Jemi mirë së bashku,” thotë ajo. /The Guardian/ pergatiti: Andi Lamko/
Top Channel