2500 flamingot pushtojnë Pish-Poron/ Deri në fund të sezonit në dy lagunat pritet dyfishim i shpendëve

21/07/2021 19:49

Flamingot janë kthyer për të tretin vit në në parkun e Pishë-Poros.

Rreth 2500 flamingo, prej më shumë se një muaji qëndrojnë në lagunën bregdetare. Sipas specialistëve, ky është një habitat i përshtatshëm për këtë shpend të rrallë pasi është zonë kripore, e cekët dhe me ushqim të bollshëm.

Në parkun e Pish-Poros ndodhen dy laguna të përshtatshme për flamingot.

Për herë të parë flamingot janë shfaqur dy vite më parë, por në një numër shumë të vogël.

Rritja e numrit të flamingove ka ardhur si pasojë e moratoriumit të gjuetisë.

Parku i Pish-Poros ështëi dyti pas Lagunës së Karavastasë, që bëhet strehë për këtë shpend të rralle në vendin tonë. Deri në fund të sezonit në të dyja lagunat e Pishë-Poros numri i flamingove pritet të shkojë deri në 5 mijë krerë.

Top Channel